"10 vite, 20 shtete, 1 vendim i mirë"
Jemi taku në universitet dhe jemi bo shokë të mirë mes aplikacioneve që rrallë kan funksionu dhe debateve absurde në kafiterinë e kolegjit. Dy njerëz që kan fillu duke nda shënime të lëndëve dhe kan përfundu duke nda bashkë gjithçka tjetër.
Vitet i kemi numëru duke ble bileta të lira avionësh, duke ngjit shtigje 'të lehta' malore, të cilat gjithmonë 'kryhen mas qisaj përpjetze, veç edhe 5 minuta' (po, po, me ty e kam Agon), duke u shty pafund se cili është kuzhinjer ma i mirë dhe duke lujt 'Burrec mos u zemëro' deri në orë të vona (...ama Aiola gjithë zemërohet).
Mezi presim të festojmë bashkë me ju që keni qenë pjesë e këtij 10 vjeçari sa kaotik, po aq dhe të bukur.
Me dashni,
Aiola & Agoni